Lajme

Tetë vjet burgim për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tetë vjet burgim të akuzuarin me inicialet B.S., pasi e ka shpallur fajtor për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor.

Vendimi është marrë nga Departamenti për Krime të Rënda, ndërsa të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Ai obligohet të paguajë edhe 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, brenda 30 ditësh nga pranimi i aktgjykimit.

Të Ngjashme