Lajme

Thika, kaçavidë dhe maska, tmerr në Tiranë: Plot 27 djem të mitur të ndarë në grupe konfliktohen dhunshëm mes tyre

Plot 27 djem të mitur të gjithë të moshës midis 13 deri 17 vjeç, të ndarë në grupe, janë konfliktuar mes tyre në Tiranë duke përdorur disa, edhe armë të ftohta dhe mjete të mprehta që mbanin me vete.

Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Llambi Bonata” në kryeqytet dhe është konfirmuar për noa.al nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

NEWS  Vrasja e shqiptarit në Itali, lidhja me operacionin “Djali” të vitit të kaluar dhe skema e ‘trafikantëve turistë’! Zbulohet motivi i dyshuar i krimit (FOTO)Ajo tha se gjeti dhe sekuestroi të paktën 5 thika dhe kaçavida, e deri edhe maska.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se disa grupe të miturish do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në Kombinat, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e konfliktit”, tha policia në mjë informacion që bëri publik pak më parë.

NEWS  Momenti kur policia “mësyn” në ndërtesën e mbushur me kanabis. Shpallet në kërkim pronari, drejtor i burgut të Rrogozhinës, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së (Video)Në bazë të informacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Llambi Bonata”, disa të mitur të ndarë në grupe, të cilët dyshohet se do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë shoqëruar të miturit, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre iu gjetën armë të ftohta (thika), kaçavida, si dhe disa maska, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

NEWS  Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, çfarë u diskutua në Kryesinë e KuvenditVeprimet procedurale me të miturit u kryen në prani të prindërve dhe psikologëve dhe pas komunikimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28 shtetas të mitur, të moshave 13-17 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Të Ngjashme