Lajme

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka konfirmuar se kjo parti do të marrë pjesë në takimin e thirrur për të premten nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të diskutuar procesin e konstituimit të Kuvendit.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Jashari tha se PDK-ja ka qenë gjithmonë e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve me interes për vendin.

“PDK-ja ka qenë e hapur ndaj zgjidhjeve dhe prezenca e saj ka qenë e vazhdueshme në çdo çështje që është diskutuar për Kosovën, si sot ashtu edhe në të kaluarën. Prandaj, përgjigjja është po dhe mendojmë se është shumë e nevojshme”, ka deklaruar Jashari.

Ajo shtoi se, sipas PDK-së, ftesa është bërë me vonesë, por theksoi se kjo nuk do ta pengojë partinë të marrë pjesë në takim.

“Mendoj që shumë vonë është bërë kjo thirrje, por megjithatë PDK-ja është e gatshme të ulet dhe të diskutojë rrjedhojën, e cila është shumë e rëndësishme, por në të njëjtën kohë edhe alarmante për Kosovën”, ka thënë Jashari.

Të Ngjashme