ShowBizzz

Thumboi Luizin? Stresi zbulon të vërtetën e statusit të tij

Disa ditë më parë, një postim i reperit Stresi në rrjetet sociale, u mor si një thumb ndaj Luiz Ejllit, fituesit të “Big Brother VIP”.

Deklarata e Stresit, i cili njihet si një demokrat i “flaktë”, erdhi pasi Luizi mbështeti hapur kandidatin e partisë socialiste, Benet Beci.

Nisur nga ky veprim, Stresi shkroi krahas një fotoje të shkrepur në vitin 1997, ku shihet krah Berishës:

“Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e thjeshtë të shitesh në ditët e sotit”.

Kaq mjaftoi që reperi të “kryqëzohej” nga ndjekësit e Luizit.

Por si qëndron e vërteta? A ishte postimi i Stresit një thumb për Luizin?

Reperi e ka mohuar kategorikisht se ky postim ka të bëjë me Luizin teksa ishte i ftuar në “E Diell”.

Një nga pyetjet ka qenë se cilën nga femrat që njeh do i prangoste përgjithmonë, ai zgjodhi Çiljeta Xhilagën e cila si duket ka qenë edhe personi që Stresi paska ironizuar.

“E para është Çiljeta, do e kisha prangosur përgjithmonë, meqë e deshët një emër. Me të parën që do merresha është ajo. Jo, (statusi im) s’ka të bëjë fare (me Luizin), është e drejta e tij dhe unë respektoj të drejtën e çdo kujt, se unë jam askush të gjykoj… Për Çiljetën po.”-tha Stresi.