FermaVIPShowBizzz

Thyerje të rregullores, Agai merr vendimin drastik për fermerët

Një pjesë e fermerëve kanë thyer rregulloren në “Ferma VIP” duke lëvizur objektet. Ata kanë nxjerrë jashtë pianon, pa miratimin e Agait.

Agai ka vendosur t’i dërgojnë në televotim fermerët që thyen rregulloren. Ditea Berisha, Florian Agalliu, Gledis Gegaj, Xhesika Polo dhe Albano Bogdo janë fermerët që do të jenë në televotim, ku njëri prej tyre do të lërë fermën ditën e premte.

“Agai ka vendosur që i gjithë grupi që vendosën të nxirrnin pianon jashtë shkojnë i gjithi në televotim, ku dy më pak të preferuarit do të përballen në sfidë me njëri-tjetrin dhe humbësi lë ditën e premte fermën”, lexoi në zarfin e dërguar nga Agai, Fjoralba Ponari./vizionplus.tv

TS Poll - Loading poll ...