ShowBizzz

“Thyhen” rregullat e Eurovisionit për përfaqësuesen e Finlandës

Përfaqësueses së Finlandës në Festivalin e Këngës në Eurovision i është dhënë një përjashtim i veçantë për të bërë diçka në skenë që nuk është parë në gati tri dekada.

Violinistes Linda Lampenius iu dha mundësia e rrallë për të luajtur instrumentin e saj drejtpërdrejt në finalen e këtij viti, duke thyer rregullin e rreptë të mbështetjes instrumentale të pararegjistruar për herë të parë në 28 vjet, raporton LADbible, transmeton Indeksonline.

Finalja e Festivalit të Këngës në Eurovision zhvillohet këtë të shtunë, më 16 maj, në Vjenë.

Përfaqësues nga 25 vende do të performojnë në skenë në kryeqytetin austriak. Për shkak të numrit të madh të interpretuesve dhe nevojës për ndryshime të shpejta midis shfaqjeve, organizatorët zbatojnë rregulla të rrepta për të siguruar që gjithçka të shkoi pa probleme pa vështirësi teknike.

Një nga rregullat më të rëndësishme është që të gjithë interpretuesit duhet të këndojnë drejtpërdrejt, por shoqërimi instrumental duhet të jetë i regjistruar paraprakisht.

Të Ngjashme