Lajme

Tirana zien nga protestat prej 38 ditësh, “SUNDANCE” njofton 4 ditë dhe 4 netë festival në Zvërnec: 3 skena, 50 artistë dhe muzikë pa ndërprerje 24 orë

Mijëra banorë të Tiranës dhe jo vetëm, protestojnë prej më shumë se një muaji në bulevardin qendror të kryeqytetit për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa lëvizja ka marrë emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Projekti i qeverisë shqiptare për t’i dhënë Zvërnecin disa kompanive të lidhura me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort luksoz, duke kërcënuar seriozisht ekosistemin e zonës, i ka nxjerrë qytetarët në rrugë.

Mirëpo, kur prej 38 ditësh protestohet nën zyrën e Edi Ramës për të mos lejuar prekjen e Zvërnecit, nesër në zonë pritet të startojë një festival me muzikë 24 orë dhe që do të presë qindra, në mos dhe mijëra, fansa të muzikës elektronike.

See also  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euroPër ironi, reklamat e shumta po shfaqen në të gjithë “ledwall-ët” e Tiranës dhe njoftojnë të rinjtë e kryeqytetit, se sot është afati i fundit për të blerë biletat.

Organizatorët bëjnë me dije se Festivali Sundance është një përvojë 4-ditore dhe 4-netëshe e muzikës elektronike që mbahet në parajsën natyrore të Zvërnecit, duke ngritur 3 skena, muzikë pa ndërprerje 24 orë dhe mbi 50 artistë ndërkombëtarë dhe vendas.

See also  Spartak Braho plas “bombën”: Si e bleu Shkëlzen Berisha gjysmën e Tushemishtit në Pogradec përmes një personi tjetër“SUNDANE” njofton 4 ditë dhe 4 netë festival në Zvërnec
Festivali fillon pasditen e 9 korrikut dhe vazhdon vazhdimisht deri në natën e 12 korrikut, ndërsa organizatorët e “Sundance” kërkojnë që edhe rinia e Tiranës të braktisë protestën që synon mbrojtjen e Zvërnecit, dhe të shkojë në plazhin e lakmuar të jugut për “t’u harbuar” me muzikë elektronike.

“SUNDANE” njofton 4 ditë dhe 4 netë festival në Zvërnec

Të Ngjashme