Lajme

Tjetër aksident i rëndë, dy të plagosur transportohen me urgjencë në spital, detajet

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në qarkun e Fierit, vetëm pak kohë pas një tjetër përplasjeje.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibop, ku dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin.

Në aksident janë përfshirë një “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”, ndërsa nga përplasja njëri prej automjeteve ka përfunduar brenda ambienteve të një pike karburanti

NEWS  Vrasja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për autorët e krimitSi pasojë e aksidentit, dy persona që udhëtonin në automjetin “Audi” kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ky është aksidenti i dytë i regjistruar në qarkun e Fierit brenda një ore./Top Channel

NEWS  “Po më vret ishi!”/ 34-vjeçarja vritet nga ish-partneri! Telefonoi policinë por ai i mori telefonin dhe…

Të Ngjashme