Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë procesit të ngarkimit të trupave të drurit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte banues në Pogradec dhe punonte për një subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit.
Mësohet se 36-vjeçari kishte shkuar në zonën e fshatit Kurtesh, në Kolonjë, për të ngarkuar trupa druri, kur njëri prej tyre u shkëput dhe e zuri poshtë.
See also Tentoi të vriste “Guccin” e Tik-Tok, si u kap gafil Fabjan Brahja? Tani radha e Bledar ÇunitPër pasojë, ai humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit në punë.
