Një rast i kanosjes dhe dëmtimit të pasurisë është raportuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fëmijët me sëpatë dhe ka dëmtuar një park lojërash.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 18:30, në një park të fëmijëve në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarën. Gjatë intervenimit, nga e dyshuara është sekuestruar një sëpatë.
Me urdhër të prokurorit, pas inicimit të rastit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
