Filip Çakuli, skenarist, satirist dhe autor i emisionit më të ndjekur investigativ në Shqipëri, FIKS FARE, nuk do të jetë me pjesë e televizionit kombëtar Top Channel në sezonin e ri televiziv. Pas 24 vitesh, njeriu i konsideruar “babai” i programit satiro-investigativ, ia ka dorëzuar stafetën Antela Likës.
“Fiks Fare” nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002 dhe falë besimit që themeluesi i madh i Top Medias, Dritan Hoxha i dha Filip Çakulit, duke u shndërruar në një nga programet më të ndjekura në Shqipëri.
Përpara se të merrte drejtimin e “Fiksit”, Filipi kishte punuar në disa prej gazetave më në zë të kohës dhe përvojën e vyer e vuri plotësisht në shërbim të emisionit, duke fshikulluar me anë të humorit fenomenet negative të shoqërisë shqiptare.
“Fiks Fare” vazhdoi për 24 vite nën drejtimin e tij, të mbetej një program kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut, etj.
Si drejtues, Filip Çakuli solli një nga ndryshimet më mbresëlënëse në historinë e humorit shqip dhe mori emrin “babai” i FIKS FARE.
Sot, pas dy dekadash e gjysmë angazhim editorial me emisionin që themeloi me besimin e Tanit të Topit dhe pozicioneve drejtues e administrative që mbajti në Këshillin Mbikëqyrës të shoqërisë “Top Channel”, Filip Çakuli është përshëndetur me stafin.
“Babai” i emisionit investigativ FIKS FARE, Filip Çakuli
