Elton Tozaj ka vijuar me deklaratat që prej ditësh po marrin vëmendje në rrjetet sociale, duke përmendur këtë herë emrin e ministrit Sofjan Jaupaj.
Në një tjetër dalje, Tozaj e përmendi Jaupajn në mënyrë të drejtpërdrejtë, por pa shpjeguar konkretisht se për çfarë bëhej fjalë apo se me cilën prej çështjeve të diskutuara së fundmi lidhej deklarata e tij.
“Është ai momenti që ti do të thuash natën e mirë, por nuk rri dot pa e thënë. O Sofjan Jaupaj, natën e mirë dhe kujdes shtratin e lumenjve. E di vetë ti”, u shpreh Tozaj.
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/10/42995eddb75408128d22893e1d0ce1db.mp4
Deklarata vjen pas një serie pretendimesh të Tozajt për figura të njohura të showbizit, televizionit dhe jetës publike, disa prej të cilave kanë sjellë edhe reagime nga personat e përmendur.
