Lajme

Punëtori raporton se u sulmua dhe u kërcënua me armë nga punëdhënësi në Graçanicë

Një person ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar me armë nga punëdhënësi i tij dhe dy persona të tjerë në Llapnasellë të Graçanicës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 17:20.

Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor. Nga të dyshuarit është sekuestruar një armë së bashku me një karikator.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

“Llapnasellë, Graçanicë  03.10.2026, 17:20. Ankuesi m/k ka raportuar se është sulmuar dhe është kanosur me armë nga i dyshuari m/k ,punëdhënësi i tij dhe nga dy të dyshuar tjerë m/k. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe nga të njëjtit është sekuestruar arma me një karikator. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Të Ngjashme