Lajme

Trafik i rënduartne kete aks, kolona e automjeteve arrin deri në 4 kilometra

Trafiku në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit është rënduar ndjeshëm mëngjesin e sotëm, duke krijuar kolona të gjata automjetesh në drejtim të qyteteteve Rriskovec, Patos apo Mallakastrës.

Sipas vëzhgimeve në terren, radha e mjeteve që lëvizin nga drejtimi i Patosit për në Fier arrin nga 3.5 deri në 4 kilometra. Kolona nis në zonën e Fierit dhe vijon deri pranë kthesës së Portëzës, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve.

NEWS  Bie ndjeshëm çmimi i naftës në botë, a do ulet edhe në Shqipëri?Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për të menaxhuar qarkullimin dhe për të normalizuar situatën. Megjithatë, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, trafiku vijon të mbetet i rënduar.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë durim, të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të shmangin, nëse është e mundur, lëvizjen në këtë aks deri në normalizimin e qarkullimit.

NEWS  Tronditëse/ Shqiptari gjendet i vdekur në stacionin e tramvajit

Të Ngjashme