Lajme

Trafikim armësh zjarri nga Kosova në Shqipëri, një i arrestuar, prangoset edhe pasagjerja

Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, ku policia ka sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe një armë të ftohtë.

Në operacionin e koduar “Hallkat”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet.

Ai dyshohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në pranga përfundoi edhe pasagjerja 39-vjeçare me inicialet D. N., banuese në Prizren, e cila dyshohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Dyshohet se armët ishin trafikuar nga Kosova dhe do të përdoreshin për shitje te grupe kriminale. Kontrollet vijuan edhe në banesën e 34-vjeçarit, ku u sekuestrua një armë e ftohtë, dorezë hekuri, raporton Top Channel.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të Ngjashme