Lajme

Tragjedi/ Vinçi bie në punishte, humb jetën 20-vjeçari, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin e Kosovës, ku një person rreth 20-vjeçar ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër ka rremë lëndime të rënda pas rrëzimit të një vinçi në një vendpunishte ndërtimi.

Incidenti tragjik ka ndodhur të martën në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë.

Sipas konfirmimeve nga Qendra e Mjekësisë Urgjente, personi i lënduar është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

NEWS  Rëndohet bilanci i viktimave në Podujevë, pas 45-vjeçarit ndërron jetë edhe një prej të plagosurave me armë zjarriNë vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë njësitet policore dhe ekipet e shpëtimit.

Zëdhënësi i policisë ka konfirmuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, ndërsa aktualisht njësitet relevante, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet intensive për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që sollën deri te rrëzimi i vinçit.

Të Ngjashme