Një pilot u hodh nga dera e një aeroplani në lëvizje për të gjetur vdekjen e menjëhershme, duke e lënë studenten që po i mësonte të fluturonte ta ulte avionin vetë.
Instruktori i fluturimit Leandro Andrés Bertazzo, 42 vjeç, u gjet i vdekur pas incidentit, i cili ndodhi në Toledo, sipas një deklarate nga prokurori publik i vendit.
Bertazzo ishte në bordin e avionit Cessna 150 me një studente 22-vjeçare me emrin Rosario, raportoi agjencia TN e lidhur me CNN.Studentja tha se Bertazzo i tha asaj: “E di çfarë duhet të bësh, tani vazhdo vetë”, përpara se të hiqte kufjet dhe rripin e sigurimit, të hapte derën dhe të hidhej nga avioni.
See also EMRAT/ Planifikuan të ekzekutonin Aleksandër Prendin, SPAK çon për gjykim dosjen ndaj tre anëtarëve të grupit Bajri dhe vetë shënjestrënEduardo Álvarez, drejtor i shkollës së fluturimit Flying Parrot Córdoba ku punonte Bertazzo, i tha TN se nuk kishte shenja që piloti po planifikonte të hidhej nga aeroplani.
Bertazzo kishte udhëtuar me aeroplan me një student tjetër më herët atë ditë, tha Álvarez.
“Ai e mori këtë vendim tragjik në bordin e një avioni me një person tjetër në krah”, tha ai. “Është e pamundur ta mendosh ose ta kuptosh, por mendja njerëzore është kaq komplekse”.
See also “Nuk ishte dëshira ime”/ Renato Mekolli zbulon arsyen e largimit nga Shqipëria: Jeta ime u kërcënua nga segmente të politikës! Çdo denoncim zhdukej nga policiaStudentja arriti ta ulte aeroplanin në mënyrë të sigurt pavarësisht se ishte në “shokun e plotë”.
