Kur ekspozimi i lëkurës me diellin dhe faktorët e jashtëm është i madh edhe kujdesi për të duhet të jetë i tillë. Mendoni për fytyrën e cila është nën kontakt të përhershëm me ambientin dhe çdo gjë që e rrethon, duke u bërë kështu një nga pjesët me delikate dhe të vështira të trupit. Përsëri e përsëri zgjidhja për të gjitha pyetjet tuaja gjendet tek produktet shumë të mira natyrale.
Asgjë nuk e ndriçon fytyrën si një trajtim i mirë natyral. Portokalli përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në rregullimin e melaninës në lëkurë si dhe zbardhjen e shenjave në të. Uji i trëndafilit nga ana tjetër është një mënyrë e përkryer për ta tonfikuar fytyrën tuaj e për ta lënë sa më të butë. Ndaj ju sugjerojmë ta provoni këtë kombinim për të larguar gradualisht të gjitha shenjat që nuk dëshironi mbi lëkurën tuaj.
Çfarë ju duhet:
2 lëkura portokalli
2 lugë çaji ujë trëndafili
Përgatitja e trajtimit
Për të përgatitur këtë trajtim këshillohet që të grini hollë në rende lëkurat e portokallit derisa të formohet pluhuri. Më pas në një enë bashkojini me pak ujë trëndafili që mund ta përgatisni vetë në shtëpi nga petalet e trëndafilit. Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për ta përdorur.
Përzieni të gjithë masën me një lugë derisa të formohet një pastë e hollë. Vendoseni të gjithën mbi fytyrë siç bëni me maskat zakonisht dhe lëreni të thahet për 15-20 minuta. Pasi maska të jetë tharë shpëlajeni fytyrën me kujdes me ujë te vakët dhe në fund vendosni kremin tuaj hidratant. Trajtimi këshillohet të përësritet disa herë në javë pasi bëni dush kur fytyra është e pastër dhe poret janë të hapura.