Lajme

Protestuesit zhvendosen para objektit të EULEX-it, hidhen gurë dhe mjete piroteknike

Pas shpërndarjes nga sheshi “Skënderbeu”, një pjesë e protestuesve janë zhvendosur në drejtim të objektit të EULEX-it në Prishtinë.

Para objektit, protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të tjera, ndërsa në vend kanë qenë të pranishme forcat policore.

Gjatë protestës janë hedhur edhe mjete piroteknike, si pasojë e të cilave një pjesë e vogël e çatisë së objektit ka marrë flakë.

Zjarri, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, ka prekur vetëm një pjesë të kufizuar të çatisë.

Ndryshe, protestuesit kishin marshuar më herët gjatë ditës në këmbë nga sheshi “Skënderbeu” drejt objektit të EULEX-it.

Të Ngjashme