Lajme

Trazira në burgun e Pisës: Të dënuarit transmetojnë revoltën live në TikTok pasi zbuluan përgjues në qeli

PISA – Një revoltë e dhunshme ka shpërthyer në burgun “Don Bosco” në Pisa të Italisë, ku më shumë se 40 të burgosur janë barrikaduar brenda seksioneve duke bllokuar hyrjet me dyshekë dhe objekte të tjera.

Ngjarja e rëndë ka nisur rreth orës 18:00 dhe është transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin social TikTok nga një i burgosur shqiptar. Në pamjet e transmetuara shihen barrikadat e ngritura, efektivë të policisë penitenciare të pajisur me mburoja e shkopinj, si dhe pajisje elektronike që pretendorhet se janë përgjues të gjetur brenda qelive — zbulim ky që dyshohet se ka shkaktuar edhe shpërthimin e revoltës.

Forca të shumta policore dhe përforcime nga Firencia janë mobilizuar për të marrë sërish kontrollin e institucionit, ndërsa raportohet për përdorim të mundshëm të gazit lotsjellës dhe të plagosur që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Trazirat vijnë pas denoncimeve të njëpasnjëshme nga organizatat e të drejtave të njeriut për kushtet skandaloze, mbipopullimin ekstrem me mbi 300 të dënuar dhe mungesën e kushteve minimale higjienike në këtë burg.

Të Ngjashme