ShowBizzz

Tre aktorë të “Home Alone 2”-shit vdesin brenda një viti, fansat flasin për “mallkim”

Fansat e filmit të dashur të Krishtlindjeve Home Alone 2: Lost in New York janë në zi pas vdekjes së aktorit të njohur britanik Tim Curry, ndërsa kanë vënë re një rastësi të dhimbshme, ai është aktori i tretë nga kasti i filmit që ka ndërruar jetë këtë vit.

Curry, i njohur për rolet e tij ikonike në The Rocky Horror Picture Show dhe It, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. Në Home Alone 2, ai luante personazhin e z. Hector, portierit të dyshimtë të hotelit Plaza në Nju Jork.

Vdekja e tij vjen pas asaj të Brenda Fricker, e cila luante “Zonjën e pëllumbave” dhe Catherine O’Hara, e cila interpretonte Kate McCallister, nënën e Kevinit.

Kjo seri vdekjesh ka bërë që disa fansa në rrjetet sociale të komentojnë me shaka se kasti i “Home Alone 2″-shit është “i mallkuar”.

Një postim viral në X shkruante: “Rishikimi i ‘Home Alone 2’ këtë Krishtlindje do të jetë VËRTET emocional”, shoqëruar me fotografi të tre aktorëve në rolet e tyre në film.

Të tre aktorët ishin pjesë e disa prej skenave më të paharrueshme të filmit, ndaj lajmi ka prekur veçanërisht fansat që janë rritur duke e parë këtë klasik të Krishtlindjeve.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë për ndonjë “mallkim”. Bëhet fjalë për një rastësi tragjike, pasi të tre aktorët ishin në moshë të madhe.

Tim Curry lë pas një karrierë gati gjashtëdekadëshe, me role të paharrueshme në “The Rocky Horror Picture Show“, “Clue”, “It“, “Annie” dhe “Home Alone 2″.

Të Ngjashme