Kuriozitete

Treni godet një këmbësore në Prishtinë

Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda pasiqë e njëjta është goditur nga treni në lagjen Lakrishtë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se këmbësorja është dërguar në tretman mjekësor.

TS Poll - Loading poll ...

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut.”, tha Ahmeti.