Lajme

Trepça suspendon përkohësisht dy punonjës, dyshohet se organizuan transportimin e xehes jashtë orarit

Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të dy punonjësve të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

Vendimi është nxjerrë më 10 gusht 2026 nga Kryeshefi Ekzekutiv i Trepçës, me numër protokolli 7134.

Sipas njoftimit, punonjësit me inicialet Z.R. dhe H.K. janë larguar përkohësisht nga puna, duke filluar nga 10 gushti, deri në marrjen e një vendimi nga Komisioni Disiplinor.

Vendimi është marrë pas dyshimeve të bazuara se dy punonjësit kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e dhëna, duke organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt të punës.

Si pasojë, ndaj tyre ekziston dyshimi për kryerjen e shkeljeve të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara në nenin 10, paragrafët 1.1, 1.3 dhe 1.9 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të Trepça Sh.A.

Rasti pritet të shqyrtohet nga Komisioni Disiplinor, i cili do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me përgjegjësinë e punonjësve ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook.

Të Ngjashme