LifeStyle

Tri hapa për të qenë i pasur psikologjikisht

1. Jini të gatshëm për të marrë rreziqe.

Kjo na lejon të zhvillojmë një sërë përvojash që formojnë perspektivat tona. Kur përqafojmë risinë dhe shumëllojshmërinë, shmangim rrezikun e monotonisë dhe rritjes së kufizuar.

2. Qëndroni mendjehapur dhe jogjykues.

TS Poll - Loading poll ...

Kur dhimbja dhe zhgënjimi prek, na bën te demoralizohemi, të tërhiqemi, e të ankohemi se gjërat nuk janë të drejta, për t’u bërë më pas të ashpër me veten. Kështu ne thellojmë burime psikologjike, sociale dhe emocionale si dhembshuria për veten dhe efektiviteti ndërpersonal.

3. Mos u trishtoni vazhdimisht.

Lumturia e vazhdueshme mund të jetë një ‘red flag’ për pozitivitetin toksik ose atë që quhet nga ekspertë si “tirani e emocioneve pozitive”. Nuk ka gjë të tillë si lumturia e përhershme. Trishtimi, lëndimi dhe zemërimi janë përgjigje të natyrshme ndaj jetës.

Lumturia mund të jetë e pakapshme kur e kufizojmë veten të mendojmë se gjithçka duhet të shkojë mirë për të qenë mirë. Kur synojmë të jetojmë një jetë të pasur psikologjikisht, ne mbetemi të investuar në kërkimin e pasurisë që nxit rritjen e vërtetë, jo përmes lumturisë sipërfaqësore.