Lajme

TRONDITËSE në Itali/ Dhunuesi shqiptar tenton të vrasë bashkëshorten duke u hedhur me makinë në det, gruaja rrëfen TMERRIN: Më kapi nga qafa… (EMRI)

Një debat mes një çifti shqiptarësh në qytetin bregdetar të Katolikës në privincën e Riminit në Itali, përfundoi në një ngjarje të rëndë e cila po kosiderohet nga autoritetet italiane si tentativë femicidi. 46 vjeçari i identifikuar si Ismail Picari, u arrestua pasi dyshihet se me shpejtësi hodhi makinën në ujërat e kanalit të portit teksa në të ndodhej edhe bashkëshortja e tij 40 vjeçare.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes së dy personave që panë skenën të dy prindërit e dy fëmijëve, mbijetuan. Ndërsa shqiptari u largua nga vendi i ngjarjes e cila u regjistrua të mërkurën e 19 gushit, dhe u arrestua më vonë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, Volkswagen Golf që drejtohej nga Picari përshpejtoi drejt bregut të kanalit dhe përfundoi në ujë, në sy të kalimtarëve, turistëve dhe peshkatarëve që ndodheshin në zonë. Dy prej tyre panë gjithçka dhe u hodhën menjëherë në ujë për të ndihmuar çiftin. Dëshmitarët kanë treguar se në ato momente u hap bagazhi i makinës, duke krijuar mundësinë që gruaja të dilte nga automjeti që po fundosej. Hetimet dëshmuan se 40 vjeçarja nuk dinte not, por megjithatë e hapi bagazhin duke e goditur vazdhimisht deri sa mekanizmi u lirua, duke arritur të shpëtojë.

Të gjitha provat e mbledhura deri më tani, kanë ngritur dyshimet për një tentativë vrasjeje, sipas dëshmisë së gruas bashkëshorti i saj kishte tentuar ta mbyste. “Në ujë ndjeva duart e tij në qafë”, ka rrëfyer ajo, duke shtuar se më pas bashkëshorti u largua, duke e lënë vetëm.

Mediat italiane raportojnë se hetimet kanë zbuluar edhe histori të mëparshme dhunë, vetëm dy ditë para ngjarjes më 17 gusht, 46 vjeçari ishte arrestuar pasi dyshohet se kishte dhunuar bashkëshorten, të lajmëruar nga familjarët në ndërhynë autoritetet italiane, teksa ishte i prangosur, shqiptari i kishte kërcënuar bashkëshorten e tij “Do të të vras, do të të qëlloj! Sot po më arrestojnë, por sapo të dal do të vij të të gjej.”

Sipas rindërtimit të hetuesve, para se të shkonin në port, Picari i kishte kërkuar bashkëshortes ta shoqëronte në bankë për të ndarë llogaritë e përbashkëta. Më pas mes tyre kishte nisur një debat, i cili, sipas dyshimeve të hetuesve, përfundoi me makinën që u hodh në kanal. Vajza e çiftit deklaoi se i ati e kishte dhunuar prej kohësh të ëmën dhe se kishte qenë ajo vet që e lokalizoi makinën e tij në port duke shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjeti të ëmën në duart e ekipit të emergjencës. Po ashtu edhe banorë të zonës kanë deklaruar se 46 vjeçari ishte i dhunshëm. Picari ka edhe precedentë të tjerë penalë, mes tyre për rezistencë ndaj policisë, dehje në vende publike dhe armë të ftohta. Karabinierët, pasi kontrolluan banesën e çiftit, gjetën shenja që, sipas tyre, tregonin se aty kishte ndodhur së fundmi një konflikt i dhunshëm.

Të Ngjashme