Lajme

Trump flet për ‘ilaçin që mund të ringjallë’ njerëzit: E dimë që funksionon

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një lajm të madh për njerëzimin duke thënë se një ilaç që mund ‘ringjallë’ njerëzit në ‘prag të vdekjes’, është në faza testuese.

Në një konferencë gjatë një eventi për shëndetësi nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se ky ilaç funksionon dhe se tashmë është testuar në njerëz, raporton KlanKosova.tv.

“Ne e dimë që ilaçi funksionon, sepse ne morëm njerëz që ishin ‘të vdekur’… Ne kishim një person që po i bënin ritet e fundit. Fëmijët po qanin dhe ia dhamë këtë ilaç. Dhe personi u bë më mirë, funksionon, disa nuk funksionojnë”, tha Trump.

Presidenti amerikan po fliste para të pranishmëve mbi Të Drejtën për të Provuar, kur foli për ilaçin në fjalë.

Ai tha se nga ana mjekësore, ShBA-ja ka bërë shumë, teksa shtoi se ilaçet e reja duhet të kalojnë përmes FDA-së (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave).

“Nëse do të kishin një ilaç të mrekullueshëm dhe ai duhet të shkonte përmes FDA-së dhe FDA-ja do ta mbronte atë dhe të thoshte se nuk mund ta përdorni atë, dhe nëse një person ishte i sëmurë në fazë të fundit të jetës dhe ilaçi po jepte premtime të mëdha, ata nuk do t’ia jepnin atij personi sepse nuk donin që ta lëndonin personin. Dhe thashë, duhet të bëjmë diçka në këtë drejtim”, deklaroi Trump.

Presidenti tha se për të, kjo çështje ishte shumë e rëndësishme, por shtoi se nuk e dinte se do të ishte kaq e vështirë.

Por, “ia dolëm”.

“Quhet E drejta Për të Provuar, që nëse jeni i sëmurë në faza të fundit të jetës, ju keni të drejtë të provoni një ilaç i cili nuk ka mbërritur fare afër finales së tij, edhe nëse tregon premtime të vogla, dhe kemi shpëtuar mijëra jetë”.

“Ishte e vështirë të arrihej kjo sepse kompanitë e sigurimit nuk donin. Mjekët nuk donin sepse mjekët nuk donin të fajësoheshin. Kompanitë e barnave nuk donin, sepse nëse nuk do të funksiononte, ato nuk do të donin ta kishin në regjistrat e veta. Dhe çfarë bëmë ne është se iu thamë që kjo nuk do të llogaritet në të dhënat tuaja”.

“Pra, E drejta Për të Provuar ka qenë një prej sukseseve të mëdha. Dhe prapë, askush nuk flet për të. Kemi shpëtuar mijëra jetë”, shtoi ai.

Presidenti tha se ajo që është më e rëndësishme në këtë çështje është ajo se “kemi mësuar shumë shpejt që disa ilaçe funksionojnë dhe disa jo”.

“Me fjalë tjera, disa ilaçe – për shembull, një person që është në fund të jetë së tij, dhe raste të tilla ka të panumërta, dhe pa pritur 7 apo dhjetë vjet, ne mendojmë se e kemi përgjysmuar këtë periudhë. Por, sërish nevojitet një periudhë kohore – pa pritur shumë, shumë vjet”, potencoi presidenti amerikan, Donald Trump.

Këtë pjesë mund ta ndiqni nga minuta 46:33.

Të Ngjashme