Kosova dhe Turqia kanë hedhur një tjetër hap strategjik për bashkëpunimin ushtarak.
Dy shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje financiare ushtarake, përmes së cilës Ankaraja do të mbështesë FSK-në me rreth 4 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari Sokol Brahaj, në emisionin “Kosova Today” tha se Turqia po ndihmon Kosovën me një mbështetje tejet të rëndësishme dhe në kohën e duhur.
“Dihet që komshiu i sipërm, apo Serbia, po furnizohet me armë nga shumë vende, dhe një mbështetje e tillë nga Turqia është shumë domethënëse për mbrojtjen e Kosovës. Unë shoh që do të kemi marrëveshje edhe më të mëdha”, u shpreh ai në Klan Kosova.
