Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 8 gushtit në Korçë, ku një konflikt i nisur më herët mes dy të rinjve përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre.
Në deklarimin e dhënë para autoriteteve në orën 23:40 të 8 gushtit, autori Kristjan Sterjo, ka rrëfyer versionin e tij për dinamikën e ngjarjes.
Sipas deklarimit, Sterjo ka treguar se rreth dy javë më parë kishte pasur një konflikt verbal me Johan Zukon, pasi, sipas tij, ky i fundit kishte ngacmuar një mikeshë të tij. Sterjo ka deklaruar se gjatë atij konflikti e kishte goditur Zukon një herë me pëllëmbë.
Ditën e ngjarjes, sipas deklarimit të tij, ai ka parë Zukon duke kaluar me një automjet tip Mercedes-Benz C-Class. Pasi kanë shkëmbyer fjalë, automjeti është ndaluar dhe Sterjo është afruar pranë drejtuesit.
NEWS Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, tolerancë zero për celularin dhe shpejtësinë, shoferët e dehur humbasin…Ai pretendon se në këtë moment Zuko ka nxjerrë një thikë dhe është përpjekur ta godasë. Sipas dëshmisë së tij, pas përleshjes, një person tjetër që ndodhej në automjet e ka mbajtur, ndërsa Zuko dyshohet se është përpjekur sërish ta godasë me thikë. Persona të tjerë që ndodheshin pranë kanë ndërhyrë për t’i ndarë.
Pas konfliktit, Sterjo deklaron se është larguar drejt banesës së tij. Në gjendje të acaruar, sipas tij, ka marrë një armë zjarri që e kishte mbajtur të fshehur në banesë dhe e ka futur në një thes të bardhë.
Ai ka deklaruar se më pas është nisur në këmbë drejt lagjes ku banonte Johan Zuko. Pasi ka mbërritur pranë një market ai pretendon se ka parë Zukon pranë një lokali.
NEWS Këmbimi valutor 25 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjeraSipas deklarimit, Sterjo është afruar drejt tij me armën, ndërsa Zuko është larguar me vrap dhe ka hyrë në një pallat. Sterjo e ka ndjekur dhe, sipas dëshmisë së tij, ka qëlluar me armë në drejtim të Zukos, duke synuar nga pjesa e këmbëve.
Ai deklaron se nuk ka parë nëse Zuko është plagosur dhe se nuk është në gjendje të përcaktojë me siguri llojin e armës. Pas të shtënës, sipas tij, është larguar dhe armën e ka fshehur në disa shkurre në zonën e quajtur “Fusha e Drurëve”.
Më pas ka shkuar në banesë, ka ndërruar rrobat dhe veshjet që kishte përdorur gjatë ngjarjes i ka vendosur në lavatriçe. Sipas deklarimit, më pas është larguar dhe ka qëndruar në një banesë të pabanuar pranë shtëpisë së tij.
NEWS Kriza e naftës rrit biletën Tiranë-Korçë, qytetarët: E papërballueshmeKristjan Sterjo është arrestuar në flagrancë në orën 00:30 të datës 9 gusht, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit personal, policia i ka sekuestruar një telefon të markës Xiaomi dhe një karikues telefoni. Gjithashtu, gjatë veprimeve hetimore janë marrë tamponë nga të dyja duart e tij për ekzaminimin e mbetjeve të qitjes.
Në cilësinë e provave materiale janë administruar edhe veshjet që dyshohet se kishte veshur në momentin e ngjarjes, të gjetura në banesë, si dhe një telefon tjetër i markës Redmi, i cili është kontrolluar nga grupi hetimor.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe dinamikën e konfliktit.
