Lajme

U ekz*kutua me plu’mb në kokë,zbulohet lëvizja e fundit të 35-vjeçarit shqiptar në Itali, si përfundoi trupi në lumë?!

Karabinierët në Padova kanë intensifikuar hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet brenda një automjeti të fundosur në lumin Tergola. Identifikimi i viktimës u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë kontaktet dhe lëvizjet e fundit të viktimës, i cili nuk kishte një banesë të regjistruar, por jetonte në Mirano. Dyshimi kryesor është se ai nuk është vrarë në vendin ku u gjet trupi, por në një tjetër zonë, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar në Venecia.

Viktima dyshohet se është vrarë me një plumb në kokë. Karabinierët po analizojnë kamerat e sigurisë në San Giorgio delle Pertiche dhe zonat përreth, me qëllim gjurmimin e itinerarit të automjetit tip Fiat Bravo, brenda të cilit ndodhej trupi.

Paralelisht, autoritetet po analizojnë të dhënat e antenave telefonike të aktivizuara gjatë natës mes së hënës dhe të martës, kur dyshohet se trupi u fsheh. Hetuesit nuk përjashtojnë përfshirjen e më shumë se një personi dhe po verifikojnë lidhjet e mundshme me persona të përfshirë në shpërndarjen e drogës në zonën e Miranos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ngjarje e mëparshme nën hetim

Hetimet janë fokusuar edhe të një tjetër incident i ndodhur në Mirano mes 30 qershorit dhe 1 korrikut, kur një shtetas shqiptar u qëllua me armë zjarri në shpatull teksa po kthehej në shtëpi me partneren e tij. Sipas hetimeve të atëhershme, sulmi dyshohet se u krye nga dy persona (me kombësi shqiptare), të cilët e prisnin pranë banesës.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave në mënyrë kronologjike, duke shkuar pas në kohë për të përcaktuar se kur dhe nga ku mbërriti automjeti. Dyshohet se autorët e kanë vëzhguar mirë zonën ku fundosën makinën me trupin e pajetë të Hotit.

Të Ngjashme