ShowBizzz

U kap mat në të njëjtin vend me Luizin, reagon Jurgena

Ditën e sotme qarkulloi lajmi se teksa Kiara Tito ndodhet në Turqi, partneri i saj, Luiz Ejlli është parë afër Jurgenës.

Sipas “Kryefjala”, dyshja u panë në të njëjtën orë në një parukeri.

Nisur nga ky lajm, një reagim ka ardhur nga vetë Jurgena.

E kontaktuar nga po i njëjti burim, ajo u shpreh se me Luizin ndodheshin në të njëjtin vend, por jo bashkë, duke theksuar se nuk janë takuar.

“Prania në të njëjtën parukeri me Luizin ka qenë rastësi, nuk jemi takuar”, tha Jurgena, duke shmangur kështu keqkuptimet.