Një pamje e shpërndarë në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen gjatë ceremonisë së varrimit të Laurent Krasniqit.
Në video shihet një zyrtar policor duke shqiptuar gjoba për disa vetura që dyshohet se ishin parkuar në mënyrë të parregullt pranë vendit ku po mbahej ceremonia mortore.


Numri i madh i njerëzve dhe automjeteve që kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Laurentit ka bërë që shumë vetura të parkohen vend e pa vend.
