ShowBizzz

U përfshi dhe tezja e Kiarës, Gent Hazizi tregon çfarë ndodhi mes Zhaklinës dhe moderatores në prapaskenë

Gent Hazizi ka rrëfyer ditën e sotme debatin e shumëpërfolur në rrjet, atë të Zhaklina Lekatarit dhe Kiara Titos në prapaskenën e “Big Brother VIP”.

Teksa ishte i ftuar në “S’e luan topi”, aktori tregoi se debati mes Kiarës dhe Zhaklinës është i vërtetë por ka qenë opinionistja ajo që i ka dhënë zë më shumë se ç’duhet.

Genti tha se ndryshe nga çfarë është thënë, Zhaklina nuk ka marrë asnjë kërcënim.

TS Poll - Loading poll ...

Tezja e Kiarës tha “Si nuk e the një llaf të mirë për Kiarën moj?” Zhaklina iu kthye me gisht. “Kujt i flet ti kështu? Unë e kam mbrojtur nga bullizimi i Luizit, etj etj” të cilën pastaj e përcolli dhe në emision me Kiarën dhe prapë e përdori dhe një herë tjetër sepse nuk i del e keqja dhe kjo degjeneroi në një bisedë që kaloi dhe po i thoja qetësohuni se nuk ka asnjë gjë. Burri i tezes i Kiarës tha vetëm kaq, ‘Çfarë t’i bëj këtij zotërisë që është aktor, se me ty unë s’kam çfarë të flas, çfarë të merrem’! Nuk është se e mori truproja se me mua shkoi deri tek makina bashkë me Diolën që ishte prezent. Nuk pati ndonjë konflikt.

Nëse Diola thotë që ka pasur kërcënim, po e quajmë në kuadër të lojës. Çdo gjë që thuhet është dhunë verbale, nëse t’i pjell dhunë, dhunë do marrësh, kaq! Këtë unë e them për çfarë isha prezent, unë nuk e bëj për të kundërshtuar Zhaklinën.”-tha Genti.

Më pas aktori shtoi se Zhaklina i ka shkruar një mesazh në privat dhe se i ka folur shumë rëndë, por refuzoi që ta bëjë publike sepse “nuk është tipi i njeriut që bën të tilla gjëra.”