Personi që shihni në foto është Riza Rrapa, një prej katër viktimave të aksidentit tragjik në aksin Tepelenë-Memaliaj. Ai po udhëtonte me mjetin tip “Mercedez Benz” në momentin që u përplas dhe me dy mjetet e tjera.
Sipas asaj që raportuan më herët, Rrapa si pasojë e shpejtësisë të lartë ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe si pasojë përfundoi në korsinë e kundërt. Pasi ka bërë disa rrokullisje ai u përplas me mjetin tip “Toyota Yaris”, dhe më pas në aksident u përfshi dhe drejtuesi i mjetit “BMË”, i cili ndodhej pas tij.
Riza Rrapa, vetëm dy ditë më parë kishte nxjerrë në shitje automjetin me të cilin u aksidentua mbrëmjen e kësaj të diele. Automjeti tip “Mercedes Benz” me targa AB 314 JG, ishte nxjerrë në shitje në rrjetet sociale nga vetë Rrapa dy ditë më parë.
Policia më herët njoftoi se si pasojë e këtij aksidenti të trefishtë humbën jetën 4 persona, ndërsa dy të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën. Fillimisht ata u transportuan drejt spitalit të Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së tyre të rënduar janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo