Lajme

U rikthye nga Ankaraja, Rama “sfidon” protestuesit në ditën e 40-të, kalon me eskortë mes përmes sheshit para Kryeministrisë (Video)

Një situatë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht në ditën e 40-të radhazi të qëndresës qytetare.

Kryeministri Edi Rama, i sapokthyer nga një udhëtim zyrtar në Ankara të Turqisë, ka dalë nga godina e Kryeministrisë duke kaluar me eskortën e tij qeveritare mjaft pranë turmës së protestuesve.

Qytetarët, të cilët ishin mbledhur për të 40-en natë me radhë, kanë shpërthyer në koret e tyre të përhershme, duke shoqëruar mjetet e luksit të qeverisë me thirrjet e prera:

See also  Përsëritet rasti! Makina pa targa futet me shpejtësi në sheshin “Skënderbej”, rrezikohen qytetarët“Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe parullën e re “Shqipëria Kërkon Revolucion”.

Të Ngjashme