Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Bardhe Ziçit në Shkodër, e cila u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi.
Mediat kanë publikuar fotografinë e 55-vjeçares, e cila u vra me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, i cili, sipas raportimeve, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.
Mësohet se shkak i krimit të rëndë ka qenë xhelozia. Çifti ishin prindër të një djali dhe një vajze dhe punonin në marketin e tyre familjar, fare pranë vendit ku Bardhe Ziçi u qëllua për vdekje.
See also Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, nënkryetari: Ambientet do t’i kthehen qytetarëvePas një debati mes tyre, Shtjefën Ziçi i kishte kërkuar celularin bashkëshortes, por ajo kishte refuzuar t’ia jepte. Më pas, 62-vjeçari është futur në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar për vdekje gruan në portën e shtëpisë.
Po ashtu, mësohet se Bardhe Ziçi do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, në orën 12:00.
See also Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Bardhe Ziçi
