Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajori Ozkan Ulutash, priti të hënën Komandantin e Komandës së Përbashkët Aleate të Forcave në Napoli (JFC Naples), admiralin George M. Wikoff.
Sipas njoftimit të KFOR-it, admirali Wikoff vizitoi kampin Novo Selo, ku u informua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe për angazhimin e përditshëm të KFOR-it në mbështetje të një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Gjatë vizitës, ai zhvilloi takime edhe me personelin e KFOR-it.
“Gjeneral Majori Ulutash e shoqëroi Admiralin Wikoff në një fluturim për zbulimin e helikopterit përgjatë Vijës Kufiri Administrativ (ABL), duke i dhënë atij informacion mbi praninë e KFOR-it dhe aktivitetet patrulluese përgjatë ABL-së”, thuhet në njoftim.
