Sara Gjordeni ka tërhequr vëmendjen me një postim plot humor në rrjetet sociale, ku ka “thumbuar” bashkëshortin e saj, Bardhin.
Bukuroshja pritet të festojë së shpejti 30-vjetorin, ndërsa Bardhi vazhdon të jetë 29 vjeç.
Me nota ironike, Sara ka shkruar se Bardhi “duhet të rritet”, duke bërë shaka për diferencën e tyre të vogël në moshë.
Postimi i saj ka sjellë një moment gazmor nga çifti, të cilët shpesh ndajnë me publikun momente nga përditshmëria e tyre.
