FermaVIPShowBizzz

“Unë kam qarë”, dëmtimi i Florit nxit debatet me Valerin, Agai favorizon aktorin me vendimin që përfitojnë të gjithë fermerët

Pak ditë më parë, aktori Florian Agalliu gjatë një loje volejbolli që po zhvillonin në “Ferma VIP” dëmtoi këmbën. Shqetësimi i ishte i madh nga të gjithë fermerët, mes tyre edhe nga Valeri, me të cilin Flori ka pasur edhe përplasje të herë pas hershme.

Valeri, pohoi se ka qarë kur aktori u dëmtua, por sipas Florit, e gjithë situata është një lojë dhe asnjë gjë nuk është e vërtetë.

“Nuk më bind më asnjë gjë nga ai. E gjitha ajo që bëre ti ishte një lojë. Unë s’kam të bëj me ty për aq kohë sa ti nuk kërkon falje dhe nuk bëj pakt me djallin”, tha Flori.

TS Poll - Loading poll ...

Valeri iu përgjigj këtyre akuzave, se do të jetë koha ajo që do tregojë gjithçka.

Por për të qetësuar ujrat, moderatorja Fjoralba Ponari u komunikoi një vendim të rëndësishëm të marrë nga Agai. Flori, duke qenë se ka qenë i dëmtuar, përfitoi një benefit, nga i cili përfituan edhe fermerët e tjerë.

“Televotimi i ditës së premte, shtyhet për të hënë”, tha Fjoralba./vizionplus.tv