ShowBizzz

“Vajzat e skandaleve”/ Neda Balluku me reagim të fortë pêr situatën e fundit në Ferma VIP

Një analizë e thellë dhe mjaft e drejtpërdrejtë ka ardhur së fundmi nga Neda Balluku, e cila ka komentuar zhvillimet më të fundit brenda rrethimit të “Ferma VIP”.

Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka zbërthyer natyrën e debateve mes vajzave, duke vënë në qendër të vëmendjes një krahasim mes grave që përfshihen në skandale dhe atyre që mbajnë profilin e intelektuales.

Të lidhura

None found

Duke marrë shkas nga përplasjet e fundit dhe duke kurorëzuar Mimoza Ahmetin si triumfuesen morale të këtij edicioni, Balluku ka ngritur pyetje thelbësore mbi ndikimin e formatit tek personazhet.

Sipas saj, dëshira për t’u pëlqyer nga audienca dhe presioni i lojës bën që të dyja palët të përdorin të njëjtin “helm”.

Në reagimin e saj, ajo shkruan:
“Kam qene ne fakt, duke jetuar ne tjeter orbite keto kohe dhe qenkam e fundit vertet qe merr vesh per kete drame damash qe po ndodh. Moza Ahmeti eshte fituese e padiskutueshme e ketij formati, por ky fakt, çfare po na zbulon para syve?!”

Më tej, Neda bën një paralelizëm të fortë mes “vajzave të skandaleve” dhe atyre që përpiqen të ruajnë një imazh të ngritur kulturor. Ajo thekson se pavarësisht dallimeve në sjellje jashtë, në fund të ditës, për hir të kamerave dhe vëmendjes, të dyja palët dorëzohen para gjykimit.

“Vajzat e skandaleve, e jetojne e mbase edhe e luftojne boten, ashtu siç bota eshte. Duke dale ne fund te gjykuara. Intelektualet na kane treguar se e jetojne dhe e luftojne siç do duhej bota te ishte. Duke dale ne fund te keqkuptuara.”

Pika më kulminante e reagimit të saj ishte goditja ndaj asaj pjese që gjatë gjithë jetës e ka snobuar masën e gjerë të publikut, por brenda një reality show shndërrohet për t’i kërkuar pikërisht atyre njerëzve mbështetjen maksimale.

Për Nedën, ky publik është kthyer në “dashnorin mbret”, përpara të cilit rrëzohet çdo fasadë:
“Ate te cilin, pas nje jete qe i tha “nuk te perkas” sot i lutet “me voto”!”

Të Lidhura:

  1. E la i dashuri live në Ferma VIP, ish-fermerja tregon të vërtetën dhe habit me deklaratën
  2. Vetëm pak orë nga finalja e madhe e ‘Ferma VIP’ Luana Vjollca ben deklaraten e papritur
  3. Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
  4. Quajti Arbana Osmanin Kuç*kë, Agai merr vendimin për Fabjolën

Të Ngjashme