Lajme

Vala e të nxehtit arrin deri në 44 gradë Celsius në Spanjë

Kulmi i valës së katërt të të nxehtit të kësaj vere bëri që vendasit dhe turistët të djersiteshin dhe ankoheshin sërish në Spanjë me temperaturat që arritën deri në 44 gradë Celsius.

TV spanjoll RTVE foli për vapën “mbytëse”, ndërsa gazeta El Mundo titullohej: “Neuronet shkrihen si gjalpë”.

Për të gjithë territorin ose pjesë të mëdha të rajoneve të Andaluzisë, Kastiljes dhe Leonit, Madridit dhe Castile-La Mancha-s dhe madje edhe në vendin ndryshe relativisht të ftohtë bask në veri të Spanjës, shërbimi shtetëror meteorologjik AEMET ka shpallur nivelin më të lartë të alarmit për të nxehtin.

Në Madrid, ku temperaturat prej afro 40 gradë Celsius rrugë u ‘shkretuan” në pasdite. Nga ana tjetër, qendrat me ajër të kondicionuar dhe pishinat publike ishin plot herët në mëngjes, raportojnë mediat.