![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/08/valbona-mema-tregon-se-cfare-i-mungon-me-shume-nga-bbv_64d1eb21b5b3a.jpeg?resize=803%2C501&ssl=1)
Valbona Mema ishte një ndër pjesëmarrëset e edicionit të dytë të Big Brother Vip, e cila u dallua për harmoninë e sjellë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pushime On Top”, këngëtarja ka treguar se ajo cfarë i mungon më shumë nga BBV është mëngjesi, kur ngrihej për të pirë kafen, duke kënduar.
Pavarësisht se mban marrëdhënie të ngushta me të gjithë ish-konkurrentët, Valbona shprehet se e ka marrë malli për përqafimet e banorëve.
“Më ka marrë malli për gatimet, të cilat banorët i hanin dhe më falenderonin. Më ka marrë malli për gjithcka, për të mirat dhe të këqijat”, tregon emocionuar Valbona.
Sa i përket planeve për të ardhmen, artistja ka treguar se dëshiron të bëjë një koncert të madh, në stadium ose në shesh.