ShowBizzz

Teuta Krasniqi, dama e reklamave, aktorja bëhet më e kërkuara në treg

Teuta Krasniqi po shfaqet gjithnjë e më shpesh në reklama të ndryshme në rrjetet sociale.

Aktorja e njohur është kthyer në një nga figurat më të angazhuara në fushën e marketingut dhe promovimeve.

Përveç angazhimeve të saj në aktrim, Teuta bashkëpunon me marka të ndryshme, duke prezantuar produkte dhe shërbime përmes platformave të saj online, shkruan “Kosovarja”.

Me praninë e vazhdueshme në publik dhe aktivitetin në rrjete sociale, aktorja vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar për bashkëpunime reklamash.

Të Ngjashme