### Vali Corleone do të bëhet baba për herë të parë, Anita në muajin e tretë të shtatzënisë
Një lajm i papritur ka ardhur nga Vali Corleone dhe partnerja e tij, Anita.
Çifti pritet të bëhet prindër për herë të parë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë Vali Corleone.
Ai ka bërë të ditur se partnerja e tij është në muajin e tretë të shtatzënisë, teksa të dy po dilnin nga Gjykata, shkruan Kosovarja.
Ende nuk dihet gjinia e foshnjës, por duket se çifti po përgatitet për një kapitull krejtësisht të ri në jetën e tyre.
