Lajme

VAPA S’NJEH MËSHIRË/ E diela “pushtohet” nga i nxehti, njihuni me kushtet atmosferike në vend

Shqipëria do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta edhe gjatë së dielës.

Pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga kthjellimet, ndërsa vranësira të pakta kalimtare pritet të shfaqen vetëm në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.

Sipas parashikimit të motit, vendi do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa në det valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Të Ngjashme