Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, brenda pak minutash pritet të nis seanca e radhës në gjykimin ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Komunën e Malishevës gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Morina dyshohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, më 31 mars 1999.
Në seancat e kaluara, para trupit gjykues kanë dëshmuar Zejnije Morina dhe Enver Hoti, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre lidhur me ngjarjet e luftës dhe rolin e pretenduar të të akuzuarit.
Ramadan Morina nuk e ka pranuar fajësinë, duke pretenduar se gjatë viteve 1998-1999 nuk ka qenë fare në Kosovë dhe se për këtë ka dëshmi.
Ai ishte arrestuar, më 12 gusht 2025 në Prishtinë.
