Në Kosovë çmimi i derivateve të naftës vazhdon të ngritët.
Të mërkurën një litër naftë do të shitet 1.74 euro, një cent më shtrenjtë së të martën.
Ndërsa, një litër benzinë sot është 1.53 euro, ndërsa një ditë më parë ishte 1.52 euro litri.
Kurse çmimi i gasit është 0.60 euro litri.
Ditët e fundit çmimi i naftës në tregun global ka shënuar rënie, por kjo nuk ka ndikuar në Kosovë. /teve1.info/
