Lajme

Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim, mbi 29 mijë kërkesa të pranuara nga KQZ

Procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë po vazhdon të zhvillohet me ritëm të qëndrueshëm, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Deri më tani janë pranuar rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim, prej të cilave mbi 15 mijë janë aprovuar. Ndërkohë, më shumë se 1 mijë e 600 kërkesa janë refuzuar, ndërsa rreth 12 mijë të tjera mbeten ende në proces shqyrtimi.

Nga aplikimet e aprovuara, 3.809 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike, 405 votues kanë zgjedhur të dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, ndërsa mbi 11 mijë të tjerë janë regjistruar për të votuar me postë nga vendet ku jetojnë.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit po vazhdon dhe ka ftuar qytetarët e Kosovës në diasporë që të përfundojnë aplikimet brenda afateve të përcaktuara, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme.

Të Ngjashme