Prokuroria Themelore në Ferizaj ka hapur rast për veprën penale “Vrasje e foshnjes gjatë lindjes”, lidhur me dyshimin se një nënë 21-vjeçare ka privuar nga jeta foshnjën e saj.
Lajmin për KlanKosova,tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Vjosa Baftiu, e cila bëri të ditur se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion.
Sipas saj, hetimet janë duke vazhduar dhe po merren në shqyrtim të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes.
