Lajme

Vdekjet në vendin e punës, sot nis aksioni inspektimeve në gjithë Kosovën

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës do të nisë sot aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke u fokusuar veçanërisht në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme.

“Ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të Ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme”, thuhet në njoftim.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, dy ditë më parë, pati njoftuar se ka marrë vendim të menjëhershëm që në të gjithë territorin e Kosovës të fillojë një aksion i jashtëzakonshëm i inspektimeve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.

Të Ngjashme