Lajme

Vdes Egzon Bytyqi, i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Ka vdekur edhe 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes së rëndë” që ndodhi më 23.08.2026 në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës në Gjakovë.

Sipas Elezajt, i dyshuari ka ndërruar jetë sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar për plagët e marra nga arma e zjarrit.

“I dyshuari në rastin e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’, e cila ka ndodhur më datë 23.08.2026, në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.

Të Ngjashme